Vijon puna për goditjen e rasteve të lidhjes së paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, procedohen penalisht tre shtetas në Durrës, pronarë të 4 dyqaneve.

Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh gjatë ditës së djeshme kanë goditur katër raste të lidhjes së paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Janë proceduar penalisht tre shtetas, konkretisht:

•B.T. 40 vjeç, banues në Arapaj, Durrës;

•G.H. 34 vjeç, banues  në Durrës;

•B.F. 40 vjeç, banues  në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës në lagjen nr.13, Durrës në dy biznese të shtetasit B.T. ,; në biznesin e shtetasit G.H. si dhe në biznesin e shtetasit B.F. janë konstatuar lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit" parashikuar në nenin 159 të Kodit Penal.