Kontrollet e UKD-së në zonën e plazhit, njoftime për abonentët pa kontratë (VIDEO)

13/03/2018 - 18:06

   Që nga fillimi i muajit mars Ujësjellës Kanalizime Durrës ka nisur edhe kontrollin e verifikimin e abonentëve familjarë. Krahas kontrollit të bizneseve, grupet e punës në terren kanë nisur të verifikojnë një nga një të gjithë familjarët për kontratat, matësat e ujit, gjendjen e tyre si dhe lidhjet e paligjshme.

5 grupet task-forcë që operojnë vetëm në zonën e Plazhit krahas kontrolleve, po njoftojnë të gjithë pronarët e hyrjeve që nuk banojnë gjatë kësaj periudhe në Plazh për të rregulluar ligjshmërinë e tyre. Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë kontrata për furnizimin me ujë dhe në këtë mënyrë atyre po iu ndërpritet furnizimi me ujë.

Petrit Ismailati, përgjegjës i task-forcës për zonën e Plazhit, shprehet se banorët që janë pronarë të këtyre hyrjeve duhet të paraqiten pranë zyrave të Ujësjellësit sapo të shohin njoftimin.

Nga data 1-12 mars grupet në terren që ka nxjerrë Ujësjellës Kanalizime Durrës, kanë kryer 432 procesverbale për kontrolle të bizneseve, 2 prerje të lidhjeve të paligjshme, 51 prerje bizneseve debitore dhe 152 prerje për abonentët familjarë debitorë.

Po për të njëjtën periudhë janë realizuar 138 aktmarrveshje, instaluar 738 matësa të rinj si dhe janë hapur  306 kontrata të reja.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar pas kërcënimeve me jetë në adresë të gazetarit Ylli Rakipi.

Studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre deri në plotësimin e 8 pikave të vendosura prej ditësh si kusht për qeverinë dhe kryeministrin

Zbardhet rendi i ditës i mbledhjes së parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila do të zhvillohet në orën 11:00 të së mërkurës në

Një ish-regjistrues dhe tre specialistë të zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec janë kallëzuar penalisht

Pas kërkesës së shtuar të studentëve drejt Ambasadave të BE-së dhe SHBA-së në vendin tonë, vjen dhe reagimi i delegacionit të BE-së në Ti

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë parashikimin e motit në vend, mbi situatën e reshjeve, temperaturave dhe

Ka skaduar afati për ankimet e prokurorëve në garë për KLP.

Në kuadër të masave ligjore që ndërmerren nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera shtetërore për vendosjen e një regjimi të r

Pak ditë pas kësaj deklarate të Ministrit të Infrastrukturës, dalin në dritë të tjera të dhëna që zbulojnë se kush qëndron pas kompanisë

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në Universitetin Bujqësor të Tiranës, rektori Bahri Musabelliu teksa i përgjigjej një studenti të