Kontrolli antiplagjiaturë nëpërmjet platformës “Akademia”, nis trajnimi për përfaqësuesit e IAL-ve publik

24/01/2020 - 11:36

Trajnuesit e platformës anti-plagjiaturë "Akademia" kanë nisur trajnimin për përfaqësuesit e IAL-ve publike në vend mbi monitorimin, administrimin dhe kontrollin e punimeve shkencore.

Programi arrin përmes proceseve të vazhdueshme të kërkimit të pasurojë databazën duke kërkuar artikuj, dokumente dhe literaturë digjitale. Procesi i gjenerimit të informacioneve kryhet përmes programeve për grumbullim të informacionit dhe procesimit të tyre, ndërsa raporti i plagjiaturës gjenerohet përmes krahasimit të fjalive dhe kalkulimit të ngjashmërisë së tyre.

Ky softuer kontrolli i bazuar në web i siguruar nga qeveria shqiptare do t’i vihet në dispozicion IAL-ve dhe do të mundësojë detektimin e punimeve me plagjiaturë.  Në kuadër të “Paktit për Universitetin”, kontrolli anti-plagjiaturë është një hap tejet i rëndësishëm në sigurimin dhe kontrollimin e integritetit shkencor të akademikëve shqiptarë.

Platforma “Akademia” ka krijuar një arkivë gjigande përgjatë 3 viteve të kaluara, e cila vazhdon të popullohet çdo ditë e më shumë. Gjithashtu, “Akademia” ka siguruar qasje në arkiva të njohura ndërkombëtare për të rritur cilësinë e kontrollimeve të dokumenteve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Botuesi Henri Çili është marrë në pyetje pasditen e djeshme nga oficerët e policisë gjyqësore në Gjirokastër. Burime nga policia thanë se

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se së shpejti do të nisin punimet në Unazën e Re pikërisht aty banorët po protestojnë prej dy vjet

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me përplasjen e një automjeti me makinën e patrullës së përgjithshme, nga e cila mbetën të lënd

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në l

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Ndahet nga jeta ne moshën 97-vjeçare, Vito Kapo, ish-numri dy i Partisë Komuniste. Kur kanë kaluar vetëm tre ditë nga vdekja e të vesë së

Shtyhet afati që kanë qytetarët për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugo

Rreziku nga koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias. Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, dhe komisioni do

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbive

Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.