Auditi i brendshëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka zbarkuar në portin e Durrësit prej pak ditësh.

Burimet nga Administrata e portit kanë bërë me dije se objekt i kontrollit është e gjithë puna e kryer nga administrata e këtij porti për periudhën prill 2016 – shtator 2017.

Përfaqësuesit e auditit kanë marrë në shqyrtim të gjitha procedurat e tenderave të kryer në portin e Durrësit nga ish-drejtuesit, procedurat e punësimeve etj.

Burimet kanë thënë se auditi i brendshëm po verifikon punën e çdo punonjësi e mbi të gjitha të titullarëve të këtij institucioni.

Në vitin 2016, KLSH dërgoi në prokurori ish-drejtorin e portit Gazmend Shalsi për kallëzim penal.

Rezultatet e auditit të periudhës nëntor 2013-prill 2016

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit  zhvilloi auditim në Autoritetin Portual Durrës, për periudhën 1 nëntor 2013 deri më 30 prill 2016 të veprimtarisë së këtij autoriteti, në përfundim të të cilit KLSH ka rekomanduar 50 masa organizative, 35 masa për shpërblim dëmi dhe 21 masa disiplinore, si dhe me shkresën nr. 415/21, datë 2.11.2016 i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, kallëzimin penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD, z. G.Sh, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Nga auditimi i KLSH ka rezultuar që APD dhe Buxhetit të Shtetit i është shkaktuar një dëm total ekonomik në vlerën 217,142 mijë lekë, një efekt financiar negativ në vlerën 169,432 mijë lekë, dhe një mospërmbushje e detyrimeve koncensionare për investime në vlerën rreth 6.6 miliard lekë, si më poshtë:
Dëmi ekonomik
Në fushën e investimeve 122,707 mijë lekë,
Në fushën e zbatimit të kontratave 49,898 mijë lekë,
Në fushën e prokurimeve 20,918 mijë lekë,
– Në fushën e pagesave të kundërligjshme në shpenzimet operative 10,902 mijë lekë,
– Në fushën e shitjes apo dhënies me koncesion të pasurisë në vlerën 9,417 mijë lekë,
– Në fushën e pagave dhe shpërblimeve 3,300 mijë lekë.
Efekti financiar negativ
– Në fushën e të ardhurave nga qiratë & privatizimi 125,453 mijë lekë,
– Në fushën e investimeve 26,096 mijë lekë,
-Në fushën e shpenzimeve korente 17,883 mijë lekë,

Mospërmbushje e detyrimeve kontraktore për investime

– Detyrimi i konçesionarit [X-4] është në vlerën 4,143,000 EUR,
– Detyrimi i konçesionarit [X-5] është në vlerën 2,069,371 mijë lekë,
– Detyrimi i konçesionarit [X-6] është në vlerën 32,500,000 USD.

K.H.