Në një kohë që transporti urban është pezulluar totalisht si ai brenda qytetas edhe ai jashtëqytetas, për të evituar përhapjen e koronavirusit, kompanitë e autobuzëve dhe të mjeteve të transportit publik po kryejnë dezinfektimin e mjeteve që kanë në dispozicion.

Dezinfektimi po kryhet me solucione dhe nga kompani private të specializuara. Operatori i DurrësLajm ka qenë i pranishëm gjatë këtij procesi që po kryhet tek autobuzët ndërqytetas, të cilët qëndrojnë të parkuar prej bllokimit të qarkullimit disa ditë më parë.

Dezinfektimi i mjeteve të transportit publik është mjaft i rëndësishëm për të shmangur përhapjen e koronavirusit, pasi shumë qytetarë që mund të jenë mbartës apo janë të prekur nuk e dinë, pasi simptomat nuk janë të menjëhershme.

K.H.