Koronavirusi/ Drejtori i Doganave: Furnizimi nga importi vijon rregullisht

26/03/2020 - 15:37

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi shprehet se zinxhiri i furnizimit nga importi vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore.

“Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht importi dhe eksporti i mallrave me vendet fqinje si Italia dhe Greqia, që kemi dhe fluksin më të madh të shkëmbimeve tregtare, por edhe me vendet e tjera”, shkruan Bardhi në një deklaratë shpërndarë medieve.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje të gjithëve,

Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga corona virusi, ju bëj me dije se Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.

Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengese deri tani në të gjitha Degët Doganore.

Është thelbësore të theksoj për të gjithë operatorët ekonomikë dhe për çdo qytetar se Zinxhiri i Furnizimit nga importi vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet.

Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht importi dhe eksporti i mallrave me vendet fqinje si Italia dhe Greqia, që kemi dhe fluksin më të madh të shkëmbimeve tregtare, por edhe me vendet e tjera.

Më lejoni që të ritheksoj, se cdo pikë e Shërbimit Doganor është në dispozicion dhe shërbim të çdo subjekti importues 24 orë.

Shëndeti i pari!

 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rreth 80 shtetas italianë, të cilët kishin mbetur në Shqipëri pas mbylljes së kufijve për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë së

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar sot akademiken dhe profesoreshën e njohur të Fakultetit Filologjik, Floresha Dado.

Dezinfektimi i tregut të fruta-perimeve në Durrës do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, ndërkohë që vetëm nga data 1 prill ai do të rihape

Mëngjesi i ditës së hënë ka nxjerrë nga izolimi i fundjavës bizneset dhe teksa me shtrëngimin e masavekundër përhapjes së CoVid-19, për n

Në qytetin e Kukësit masat e marra nga qeveria duket se po gjejnë zbatim nga pjesa më e madhe e qytetarëve.

Në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit, jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën, janë: mjekët, infermierët, zjarrfikësit, polic

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar një pikë në urdhrin që kufizon lëvizjet në Shqipëri në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e

Pas mbylljes me urdhër të bashkisë, është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i tregut të fruta-perimeve në Durrës.

Delegacioni Europian në Shqipëri, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që në orën 2

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar së fundmi një udhëzues të përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpis