Koronavirusi i merr jetën drejtuesit të lartë të policisë

22/02/2021 - 17:26

Një punonjës i policisë së shtetit mësohet se ka humbur jetën nga Covid, gjatë ditës së sotme.

Shkëlqim Qamili mësohet se humbi jetën pas një beteje të gjatë me këtë sëmundje. Lajmin për humbjen e kanë dhënë kolegët e tij.

"Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë Drejtuesit Shkëlqim Qamili.

Shkëlqimi pas një lufte të egër me virusin pandemik Covid 19 u nda sot para kohe nga jeta, duke lënë pas familjen, miqt por kishte ende shumë për ti dhënë Policisë së Shtetit dhe vendit, i cili ka punuar në funksione të larta drejtuese gjithmonë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri!

I shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar!

Shpirti i tij u prehtë në paqe!",- shkruhet në njoftimin e Shoqatës së Punonjesve Te Policise Ne Lirim - 2013

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

OSHEE, me anë të një lajmërimi për mediat, shprehet se ka remont në disa fidera të NST-së në Uzinën e Traktorëve në kryeqytet.

Në përpjekje për të siguruar një mbrojtje masive të popullatës ndaj koronavirusit, Shqipëria mund të shohë edhe për përdorimin e vaksinav

Me një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të saj, bashkia Durrës njofton se ditën e nesërme (e mërkurë) do të zhvillohet një dëgjesë p

Temperaturat e larta duket se në fundjave do ia lënë vendin freskisë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 892 raste t

Kreu i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani përmes një statusi në rrjete sociale, ka shprehur gjithë dhimbjen e tij për humbjen e d

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot projektin pilot për votim dhe numërim elektronik në ZAZ 40 në njësinë numër 10 në Bashkinë

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të lirojë nga burgu kardiokirurgun Edvin Prifti.

 Nuk zbatuan masat anticovid, ndëshkohen me masë administrative 866 shtetas.

Në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar,  Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis K