Ndërron jetë një tjetër pacient me COVID-19. Mësohet se personi i ndarë nga jeta është një 70-vjeçar nga Shkodra, që vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar në spitalin Infektiv prej disa ditësh. 

Qytetari ishte në terapi intensive dhe nuk mundi ta fitojë luftën me koronavirusin.

Ai është viktima e 56-të nga Covid-19 në vendin tonë.