Tjetër humbje nga radhët e bluzave të bardha për shkak të Covid-19.

Mësohet se ka humbur jetën për shkak të koronavirusut mjeku i ekografisë në Berat, Gëzim Lamaj, 63 vjeç.

Lamaj ishte i shtruar prej ditësh në spitalin infektiv në Tiranë ku fatkeqësisht nuk ia doli të mposhtë virusin e rëndë.

Ai punonte prej vitesh në spitalin rajonal të Beratit si ekografist dhe radioskopi.