Koronavirusi/ Kirurgu Arben Gjata: Pse u prekën Tirana, Durrësi, Fieri dhe Elbasani

16/03/2020 - 22:57

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka folur për situatën me koronavirusin.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka theksuar se koronavirusin e prisnin më shpejt në Shqipëri dhe madje lindën dhe dyshimet pse po vononte.

Po ashtu Gjata shprehet se është logjike që të prekeshin Tirana, Durrësi, Fieri dhe Elbasani dhe jo të tjerat për shkak se në këto qarqe është përqëndruar 70% e popullsisë së Shqipëisë dhe njerëzit kanë më shumë kontakte, po ashtu edhe për shkak të fluturimeve të shumta me Italinë.

"Kam qenë ekstremist për t’u mbyllur këto. Tani unë nuk jam infeksionist, jam kirurg kështu që jam i informuar me atë që kemi lexuar gjatë kësaj kohe për shkak të interesimit. Mund të bëj një analizë sipërfaqësore. Këto zona jeton 60 - 70% e popullatës dhe është e pritshme. Dhe për shkak të kontakteve të shumta që kanë njerëzit. Para disa javësh kishim 7-8 fluturime në ditë me Lombardinë. Bergamo, Milano ishin 6-8 fluturime në ditë duke llogaritur udhëtimet. E prisnim më shpejt të lindte koronavirusi në Shqipëri madje na hipën dyshimet pse nuk ka ardhur apo. Pa llogaritur hyrje - daljet në aeroport.”- tha Arben Gjata.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në 400 numri i të prekurve me koronavirus në vend.

Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në pyjet e malit të Krujës, ndërkohë që raportohet se deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje p

Biznesmeni shqiptar Martin Shkreli, i cilësuar si shqiptari më i urryer në SHBA pasi rriti 750 dollarë për pilulë çmimin e një medikament

Gjatë orëve të vona të natës, kur të gjithë qytetarët janë të ngujuar në shtëpitë e tyre nga izolimi për shkak të koronavirusit, ndërsa e

Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë lejuar të futen në Shqipëri dhe do të karantinohen 14 ditë në një hotel të Korçës.

Sipas Meteoalb, kthjellimet do të jenë mbizotëruese në territorin shqiptar në pjesën më të madhe të ditës.

Ndërsa Shqipëria vijon të jetë nën efektin e masave të izolimit social, në një lidhje në emisionin “Opinion” Ministrja e Shëndetësisë Oge

Kurba e koronavirusit në Itali ka filluar të bjerë.

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga qever