Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën me dije se sot kanë lënë spitalin dhe 6 pacientë të tjerë që janë shëruar nga COVID-19. Në një reagim në mediat sociale, Manastirliu shton se në total janë 31 të shëruar dhe u jep kurajo mjekëve që të vijojnë punën.

Deri tani kanë lënë spitalin 31 pacientë që janë shëruar nga Covid-19. Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8.