Koronavirusi, Manastirliu urdhëron marrjen e masava paraprake: Të vihen në zbatim planet e emergjencës

24/01/2020 - 10:49

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron opinionin publik se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t'u prekur nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Wuhan, Kinë.

Megjithatë, në zbatim të rekomandimeve të OBSh-së, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri, edhe pse duhet theksuar se, sipas OBSH jemi kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e trasnmetimit nga njeriu tek njeriu.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit.

Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se së shpejti do të nisin punimet në Unazën e Re pikërisht aty banorët po protestojnë prej dy vjet

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me përplasjen e një automjeti me makinën e patrullës së përgjithshme, nga e cila mbetën të lënd

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në l

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Ndahet nga jeta ne moshën 97-vjeçare, Vito Kapo, ish-numri dy i Partisë Komuniste. Kur kanë kaluar vetëm tre ditë nga vdekja e të vesë së

Shtyhet afati që kanë qytetarët për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugo

Rreziku nga koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias. Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, dhe komisioni do

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbive

Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas thirrjes së ambasadës amerikane që shtetasit amerikanë të kenë kujdes më datë 2 mars,