“Çmimi aktual i maskave në treg është 2 dhe 3-fishuar.”

Kështu shkruan në Facebook, mjeku i njohur në Durrës, Ilir Shani ndërsa këshillon qytetaret që t’i përdorin ato kudo shkojnë për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës i cili ka mbërritur edhe në shtetin fqinj, Itali.

Në postimin e tij, doktori thotë se është mirë që të sëmurët me sëmundje të zemrës apo mushkërive të mos frekuentojnë ambientet publike.

POSTIMI I PLOTË

2 fjale per maskat

Maskat duket se jane mjet per tu mbrojtur

Cmimi aktual i maskave ne treg eshte 2 dhe 3 fishuar. Maskat jane nje perdorimshe.

Mund ti beni dhe vete ne menyre artizanale ne shtepi ose mund ti perdorni maskat disa here mjafton ti expozoni ne ambient per 40 minuta ( mire do ishte diell)

Perdorini maskat ne autobuz. Dyqane.trena.kinema. lokale dhe sidomos kur shkoni ne spitale

Dergoni femijet ne shkolle me maska

Te semuret me semundje te zemres dhe mushkerive mire eshte te mos frekuentojne ambiente publike