Koronavirusi shtrihet në të gjithë Durrësin, ja institucionet më të prekura

06/08/2020 - 16:27

Situata epidemiologjike e Covid-19 po rëndohet dita-ditës në vendin tonë, me një numër të lartë të infektuarish dhe humbjesh jete.

Nga të dhënat e fundit të publikuara pak më parë nga Ministria e Shëndetësisë, në qarkun e Durrësit janë aktualisht 344 raste aktive të prekur nga virusi Covid-19.

Pjesa më e madhe e tyre janë të vetëkarantinuar në banesa, të cilët ndiqen dhe monitorohen nga mjeku i familjes. Për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit edhe te familjarët, në rastet kur një qytetar rezulton pozitiv, karantinohet e gjithë familja që jeton me të.

Nga lista e plotë që “DurrësLajm” disponon të personave të karantinuar, aktualisht në Durrës janë 423 të karantinuar, të cilët janë të shtrirë në të gjitha lagjet e qytetit; Katund të Ri, Xhafzotaj, Shijak, Sukth, Rrashbull deri në Ishëm.

Vihet re se Covid-19 është përhapur në shumë institucione shtetërore, biznese private, apo dhe shkolla e kopshte të qytetit. Po ashtu, ka dhe fëmijë e pensionistë të karantinuar, që janë të detyruar të qëndrojnë te izoluar në banesë për të paktën 14 ditë.

Shtrirja e personave të infektuar dhe atyre të karantinuar sipas vendeve të punës:

Spitali Rajonal Durrës, Drejtoria e Policisë Durrës, Dogana Durrës, Drejtoria e Bujqësisë, Blloku i udhëheqjes në Plepa, mesues, studentë, menaxherë biznesesh private, Policia Bashkiake Shijak, punonjës banke, Kolegj privat, staf kopshti, drejtoria dhe stafi i DRAP, Drejtoria e Tatimeve, agjenci sigurimesh, UAMD, Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore, Posta Durrës, Bashkia Durrës, mjekë të NJVKSH, stomatologë, fasoneri të ndryshme, financierë, ekonomistë që aktualisht punojnë nga shtëpia, shitëse dyqani etj..

S.L.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një tjetër pallat i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb sot në Durrës.

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Artan Broci, avokati i zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi thotë se do të apelojë vendimin e pezullimit të klientit të tij nga detyra.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme disa zona në Durrës do të kenë shkëputje të energ

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është paraqitur pak më parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të apeluar vendimin e shkallës së

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e djeshme të punësojë 1 mijë mësues shtesë, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19

Këtë të enjte territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, të cilat më të dukshme do të j

Komisioni i Pavarur i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Prokurosisë së Durrësit, Ferdinand Elezi.

Ministri Blendi Klosi ka bërë një deklaratë ditën e sotme, që le të themi ka ngritur shumë pikëpyetje në publik.