Banorë të Komunës së Ishmit kanë protestuar paraditen e sotme përpara Prokurorisë së Durrësit, pas aksionit të ndërmarrë nga organi i akuzës dhe policia e Durrësit ku janë arrestuar 4 persona dhe ndaluar 10 të tjerë.

Sipas informacioneve të bëra publike nga Prokuroria e Durrësit, përveç personave të arrestuar dhe ndaluar, më shumë se 40 familje të zonës së Ishmit  janë nën hetim, ç'ka i ka sjellë ata të protestojnë sot.

Me dokumenta në duar, banorët shprehen se janë akuzuar në Prokurori pasi dyshohet se kanë përfituar tokë padrejtësisht, të cilën e kanë përfituar prej vitit 1991.

Sipas tyre, nuk është bërë asnjë falsifikim sepse aktet i kanë fituar prej vitesh, truallin e kanë marrë në bazë të ligjit 7501, i cili i lejonte ata të aplikonin për t'u plotësuar me tokë.

Në një pronocim për DurrësLajm, qytetarët thonë se ju kanë bllokuar pa të drejtë certifikatën e pronës dhe po akuzohen për diçka të cilën nuk e zotërojnë ndonëse ju takon.

Reagimi i banorëve:

G.D.