Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish-nëndrejtorin e burgjeve Iljaz Labin, i cili akuzohet për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje. 

Në përfundim të gjykimi krimet e rënda e kanë shpallur fajtor Labin dhe e kanë dënuar me 3 vite burg si dhe e kanë ndaluar për 5 vjet të ushtrojë funksione shtetërore. Gjithashtu 3 vite burg është vendosur edhe për Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë si dhe 4 vite burg për Shemsi Sinanin.

Administratorët e kompanive "Dogel", "Vllaznia", "M.B.Kurti" dhe "Nelsa", konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime. I arrestuar për të njëjtat akuza është dhe Artur Zoto, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.