Kosovë, kryeministri Mustafa: Vizita e sekretarit Kerry në Shqipëri, e rëndësishme edhe për vendet e rajonit

14/02/2016 - 12:04

Vizita e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry në Shqipëri, nga Qeveria e Kosovës shihet si një mundësi e mirë për shqiptarët në përgjithësi, por edhe për vendet e rajonit. Kryeministri Isa Mustafa tha për Top Channel se, vizita e sekretarit amerikan do të ketë efekt në thellimin e mëtejshëmm të bashkëpunimit të qeverisë amerikane me atë të Shqipërisë. “Unë e konsideroj një vizitë tepër të rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Kjo sepse flet për kujdesin që SHBA-të kanë për këtë rajon, për zhvillimin demokratik, zhvillimin ekonomik, integrimet tona euroatlantike. Por, po ashtu edhe për thellimin e miqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me këto vende. Sa i përket Kosovës, ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë atë, që qeveria amerikane e populli amerikan kanë bërë për ne. Kemi nevojë që të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin. Jemi shumë të kënaqur me rezultatet që kemi arritur kohët e fundit, lidhur me angazhimin e sektorit privat amerikan në sektorin e energjisë në Kosovë, ndaj dhe presim edhe investime të tjera. Unë e konsideroj lart dhe e vlerësoj lart përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për këtë rajon. Konsideroj se, vizita e tij do të ketë efekte në thellimin e bashkëpunimit të qeverisë amerikane me Qeverinë e Shqipërisë, por edhe me Qeverinë e Kosovës,” - kryeministri kosovar Isa Mustafa.

Marrë me shkurtime nga Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Marsida Qatja vijon të mbetet ende një çështje në diskutim për mënyrën, sesi ndodhi ngjarja në shtëpinë e saj.

Emisioni investigativ “Fiks Fare”, ka kryer një investigim tre mujor, ku është zbuluar se si zv/ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e V

Kryeministri Edi Rama duhej të merrte pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që u zhvillua mbrëmjen

Ministrat e Jashtëm të katër vendeve anëtare të BE-së, kanë bërë thirrje për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dh

Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin e vet përfundimtar lidhur me interpretimin e vendimit të presidentit Ilir Meta për të anullua

Paraditen e së hënës, 14 tetor 2019, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare, i ka uruar mirëseardhjen

Temperaturat e larta, deri në 29 gradë, të pazakonta për muajin tetor, u kanë dhënë mundësi shumë durrsakëve, të dashuruar me detin, të v

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje.