Kotzias: Bllokimi i negociatave me Tiranën për shkak të presidentit Meta

20/09/2018 - 17:35

   Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se negociatat Athinë – Tiranë janë bllokuar për shkak të rezervave të presidentit shqiptare dhe mungesës së kuorumit të gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Kotzias i bëri këto deklarata pas takimit me homologun gjerman, Heiko Maas, të cilin siç tha, e informoi për marrëveshjen e Prespës (për emrin e Maqedonisë) dhe ecurinë e negociatave me Shqipërinë.

“Ne i bëmë negociatat me Shqipërinë. Dhe siç e dini, tani janë bllokuar jo nga ne, as nga ministria e Jashtme atje, por në problemet administrative që kanë, në mospajtimin e presidentit të vendit fqinj me qeverinë. Dhe në faktin se Gjykata Kushtetuese në këto momente nuk ka kuorumin e plotë për të funksionuar plotësisht”, tha Kotzias në një prononcim të shkurtër për shtyp.

Kotzias shprehu edhe njëherë përkushtimin e qeverisë aktuale greke ndaj marrëveshjes Athinë – Shkup.

“Ne e mbështetëm dhe e mbështesim marrëveshjen e Prespës. Konsiderojmë – dhe nuk do të lodhem kurrë ta përsëris, se “historia duhet të jetë shkollë dhe jo burg”. Marrëveshja na nxorri nga burgu. Disa ëndërrojnë që të futen sërish në burg. Ne nuk do t’i ndjekim.

Kotzias nënvizoi edhe kundërshtimin e Athinës zyrtare ndaj një shkëmbimi të mundshëm të territoreve midis  Kosovës e Serbisë.

“Ne nuk duam të kemi ndryshim kufijsh në rajon. Nuk duam të kemi akte që mund të shpien në domino negative. Nga ana tjetër, urojmë që të dy shtet t’i zgjidhin problemet e tyre. Dhe sigurisht, u përket vetë atyre të gjejnë mënyrën se si do t’i zgjidhin”, tha shefi i diplomacisë greke.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E diela me diell, ka bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen zonës turistike të Durrësit, Currilave.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sot dy foto nga zyra e Kongresmenit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar si një kujtim të

Shkon në 40 numri i personave të shoqëruar për veprime të dhunshme gjatë protestës së të shtunës në Tiranë.

Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës.

Tension dhe përplasje edhe në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Protesta e sotme e organizuar nga opozita e bashkuar ka marrë vëmendjen e të gjithëve, e ndërsa disa nga fotot e shkrepura në atë 5 orësh

Protesta e sotme e opozitës së bashkuar solli 16 të lënduar, mes tyre protestues, efektivë të policisë por edhe gazetarë, e ndërsa po ash

Përshkallëzimi i situatës gjatë protestës së opozitës në Tiranë është pasqyruar menjëherë nga Associated Press që flet për një konfrontim

Gjatë protestës së opozitës, një numër i konsiderueshëm gazetarësh, protestuesish dhe punonjës të policisë mbetën të lënduar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka përshëndetur efektivët e policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen e protest