Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la në fuqi vendimin e shkallës së parë për shkarkimin e ish-prokurorit Gentian Trenova.

Ky është vendimi i tetë që KPA lë në fuqi nga 27 shkarkime nga shkalla e parë.

Vendimet e KPA-së janë të formës së prerë. Pas këtij momenti, subjektit i hiqet edhe 70 përqindëshi i pagës që merrte pas shkarkimit nga KPK-ja.