21/11/2019 - 11:40
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.
Relatori i çështjes tha se trupi gjykues pasi u tërhoq për marrjen e vendimit, pasi e diskutoi çështjen në tërësi, vendosi shkarkimin në detyrë të subjektit të vlerësimit Besnik Muçi.
KPA nxori si problematikë mungesën e të ardhura për një apartament të deklaruar nga gjyqtari Muçi. Trupi Gjykues deklaron se Muçi ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë dhe të të afërmve.
Kujtojmë që më 16 tetor, Presidenti Ilir Meta dekretoi si anëtarin e parë të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.
Muçi, e ka nisur karrierën në vitin 2002 si prokuror në Tiranë ndërsa para se të kalonte në prokurorinë e Krimeve të Rënda ka punuar për një periudhë kohe në Policinë e Shtetit si drejtor i Krimit Financiar.
/portali DurresLajm/