Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra prokuroren Antonta Sevdari.

Kjo e fundit njëherësh është edhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ka qenë Komisioneri Publik që më herët ka ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari.

Ajo u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 18 korrik 2018.

Sipas Komisionerit Publik, në rastin e Sevdarit, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë.

“Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016”, thuhej në njoftimin për mediat.