Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra prokurorin e njohur Anton Martini, njëherësh kandidat për SPAK.

Edhe pse ai e kaloi shkallën e parë të vetingut në vitin 2020, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ishte Komisioneri Publik ai që disa muaj më pas kërkoi shkarkimin e tij.

Mësohet se një nga arsyet e shkarkimit të tij është deklarimi i pasaktë i pasurisë dhe mosjustifikimi i blerjes së banesë së tij.

Martini ka qenë prokuror në Tiranë, si dhe më herët pjesë e Prokruorisë për Krimet e Rënda.