18/09/2019 - 17:14
Komisioneri Publik ka ankimuar në KPA vendimin e KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti.
Sipas Komisionerit Publik, Panajoti, nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Do të jetë që KPA do të vendosë tani për gjyqtaren Regleta Panajoti.
Kandidate për të qenë një nga anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, gjykatësja e Tiranës Regleta Panajoti u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me shumicë votash më 26 qershor.
/portali DurresLajm/