Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë me shumcë votash drejtuesin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomon.

Gjyqtari Çomo më herët ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2015, ai u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.

Hetimi administrativ i gjyqtarit Çomo është realizuar për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë e subjektit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.