02/03/2021 - 17:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot projektin pilot për votim dhe numërim elektronik në ZAZ 40 në njësinë numër 10 në Bashkinë e Tiranës.
“Do të japim çdo kontribut që do të jetë i nevojshëm që edhe kjo vendimmarrje që do të pasohet nga të tjerat të ecë në drejtimin e duhur” tha përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme të KQZ është regjiatruar edhe koalicioni “PD-Aleanca për Ndryshim”, i Partisë Demokratike me aleatët.
“Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet” tha kryetari i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi.
Po ashtu, KQZ regjistroi edhe koalicionin “Aleanca” që përbëhet nga partitë e Shtjefnit, Selami Jenishehrit, Kujtim Gjuzit dhe Kostaq Papës.
/portali DurresLajm/