Kreu i “Eurocopter”: Nuk kemi vërejtur defekte. Kutia e zezë do e zbardhë aksidentin

13/04/2016 - 17:57

Kreu i “Airbus Helicopters”, Claas Belling ka folur në një intervistë për “Panorama Online” në lidhje me rrëzimin e helikopterit EC 145 në Grizhë të Shkodrës më 6 prill të këtij viti. Rrëzimi i helikopterit të FA­ve solli vdekjen e dy pilotëve dhe plagosjen e një ushtaraku, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vërteta që çuan në rrëzimin e helikopterit.

Këto ditë, është raportuar se kompania franko­gjermane u ka dërguar letër të gjithë “klientëve ushtarakë” që të mos i përdorin për fluturime EC 145 deri sa të sqarohen rrethanat e aksidentit të helikopterit shqiptar. Mirëpo kreu i “Airbus Helicopters”, Cllas Belling e mohon ekzistencën e një letre të tillë. Ai madje thotë se kompania që ai drejton nuk i ka dërguar letër as Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare për helikopterin tjetër EC 145 që ka në përdorim, pasi nuk janë vërejtur defekte.

Ai nuk preferoi të bënte komente për përparimin e hetimeve lidhur me shkaqet e aksidentit, por tregoi se ekspertët e kompanisë së tij, kanë ndihmuar autoritetet shqiptare të gjejnë kutinë e zezë, e cila ka të gjithë materialin audiovizual, që tregon se çfarë ka ndodhur brenda kabinës së pilotit në momentin e rrëzimit. Kjo pritet që të japë një panoramë të qartë të aksidentit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një super-operacion droge mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar me sukses këtë mëngjes.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bradasheshi”, sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shum

Policia Kufitare e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës kanë zhvilluar një trajnim në Plavë për rritjen e nivelit të kapaciteteve të Polic

Temperatura relativisht të larta dhe kthjellime mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites, kur në verilindje dhe jugli

Një incident ndodhi me një vajzë sot në plazhin e Durrësit, e cila pasi kishte humbur ndjenjat, ishte rrëzuar në tokë duke u përplasur me

-Fjala në varrimin e kësaj gruaje fisnike dhe me karakter të jashtëzakonshëm

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ishte sot në terren, në kuadër të zbatimit të masave të Planit Operacional në luftën ku

Mëngjesin e sotëm, si çdo ditë, në portin e Durrësit kanë mbërritur dy tragetet e linjës Bari-Durrës.