Kreu i KQZ Klement Zguri kerkoi nga subjektet politike qe te vetepermbahen dhe te mos bejne fushate sot qe eshte heshtja zgjedhore. Teksa kishte edhe nje apel te qarte per komisioneret dhe numeruesit qe do te ndeshkohen nese shkelin ligjin.

“Sot KQZ ka permbyllur punen përgatitore për ditën e votimit dhe po mbikqyr shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Administrata është gati për të administruar procesin dhe për ti dhënë vendit një proces të pakontestueshëm zgjedhor.
KQZ s’do tolerojë askënd që me veprimet dhe mosveprimet e tij të cënojnë ecurinë dhe mbylljen me sukses të votimit. Do ndëshkojmë cdo veprim të komisionerëve apo numëruesve. Procesi zgjedhor është më i rëndësishëm se cdo parti. Komisionerët dhe numëruesit janë në shërbim të ligjir dhe jo të partive. U bëj thirrje subjekteve zgjedhore të respektojnë ligjin, të ushtrojnë vetëkufizim dhe të heqin dorë nga cdo dalje publike”,
tha Zguri.