Kreu i demokratëve të Durrësit, Ferdinand Xhaferaj ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë për festën e Fiter Bajramit, ndërsa shpreh dëshirën që festat e tjera fetare “të na gjejnë më pranë njëri-tjetrit”.

“Fitër Bajramin!

Mbarësi dhe gëzime për ju dhe familjet tuaja! Uroj që sakrifica juaj e sinqertë në këtë muaj të shenjtë të shpërblehet nga Zoti dhe lutem që bajramët e tjerë të na gjejnë më pranë njëri-tjetrit!

Përzemërsisht, Ferdinandi”,– shkruan Xhaferaj në urimin e tij në rrjete sociale.