Kreut të Omonias i ndalohet kandidimi për Himarën, reagon ministria e Jashtme greke

18/05/2019 - 10:32

Ministria e Jashtme greke ka reaguar lidhur me ndalimin e kandidimit për zgjedhjet e 30 qershorit të kreut të Omonias, Fredi Belerit për Himarën.

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri për të mos lejuar kandidimit e zotit Beleri është tepër shqetësues. Me sa jemi në dijeni deri më tani ky vendim nuk ka bazë ligjore. Jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ndihmojnë përfaqësuesit e minoritetit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtmë greke.

KQZ ka refuzuar kandidimin e Belerit pasi ai është dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Athinës me 18 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Nga ky dënim, ai nuk ka kryer burg. Ndërsa në vitin 2006, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste. Edhe për këtë vendim nuk ka kryer burg.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Mbyllet ekspedita katër javore e arkeologjisë në forumin mesjetar.

Cila ishte arsyeja kryesore që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë?

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sot informacione, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit në lidhje me sistemin e sigurisë

Bashkia e Rrogozhinës ka kallëzuar penalisht në Prokurori, anëtarët e KQZ-së dhe KZAZ-së së këtij qyteti për mos lirimin e ambienteve në

Gazetari investigativ Artan Hoxha, shkruan se Presidenti Ilir Meta me dekretin për anulimin e zgjedhjeve futi në vëllavrasje shqiptarët. 

Evidentohet dhe goditet një rast i armëmbajtjes pa leje në Durrës, policia arreston në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarr

Tensionet kanë përfshirë edhe Bashkinë e Kukësit, ku protestuesit kanë tentuar të bllokojnë mbledhjen e materialeve zgjedhore.