Krijohet Aleanca për Media Etike, 19 firmëtarë STOP piraterisë dhe joprofesionalizmit

12/02/2020 - 16:24

19 media shqiptare krijuan këtë të mërkurë Aleancën për Media Etike, qëllimi i të cilës është luftimi i piraterisë, informacioni korrekt, etik dhe profesional përmes formulës së vetërregullimit.

Me iniciativë të Këshillit të Medias, mbështetur nga Bashkimi Evropian, UNESCO, Këshilli i Europës dhe ambasada holandeze në vendin tonë, kjo aleancë do të zgjedhë një bord etik me përfaqësi të mediave pjesë të aleancës, jurist, përfaqësues nga Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe vetë Këshillit të Medias.

Çdo media online dhe audio-vizive do të identifikohet me një logo që tregon 'certifikimin' nga Aleanca për Media Etike. Të gjithë qytetarët që pretendojnë se janë sulmuar në shkrime të botuara nga 19 mediat e Alencës, apo se ka përmbajtje që cenojnë etikën kanë mundësinë për të adresuar shqetësimin e tyre. Ankesat do të merren në shqyrtim nga redaksitë përkatëse, e nëse do të jetë e nevojshme do të kalojnë në gjykimin e Bordit të Etikës, ku vendimi duhet të merret me 3/5.

Megjithatë, kreu i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, tha se në çdo rast të pazgjidhur mes ankuesve dhe Bordit, fjalën e fundit do ta thotë gjykata.

I pranishëm në prezantimin e kësaj aleance, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se përmes vetërregullimit, gazetarët do të shkojnë drejt profesionalizmit, besueshmërisë dhe lirisë së fjalët. Kjo aleancë sipas kryediplomatit është në kohën e duhur, duke iu referuar edhe faktit që debati për nismën ligjore të qeverisë është ende i hapur, përsakohë paketa-antishpifje pret opinionin e Komisionit të Venecias me shpresën për të reflektuar rekomandimet e Këshillit të Europës, siç ai u shpreh.

Bordi Etik do të ketë 5 anëtarë ndërsa “Aleanca për Media Etike” do të drejtohet me rotacion për çdo periudhë kohore gjashtë mujore. Detyrat e sekretarisë teknike të “Aleancës së Gazetarisë Etike” i kryen Këshilli Shqiptar i Medias. Marrëveshja pritet të zgjerohet edhe me përfshirjen e mediave të tjera, ndërsa efektet juridike i shtrin për një afat kohor të pacaktuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Durrësit informon se fatkeqësisht 32-vjeçari i plagosur në Durrës ka ndërruar jetë.

Thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë, sot iu përgjigjën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiran

Ministria e Shëndetësisë: 3511 testime, 506 të shëruar, 833 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Shtetasi me origjinë shqiptare, Enver Hoxha Klein, i dënuar me 40 vite burg si terrorist, i rastit “Kumanova” në Maqedoninë e Veriut, kër

Është ndarë sot parakohe nga jeta, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, anëtari i SHPPL-2013, Arjan Kullakshi.

Pas fakteve për ato që ka zbardhur media si pjesë të dosjes prej 1000 faqesh të përgjimeve të Antimafias italiane, mësohet se SPAK është

Dhjetëra kamionë në radhë për të kaluar traun e doganës në portin e Durrësit, paraditen e sotme.

Carmine Iampietro jeton në Shqipëri nga viti 2013 dhe është kthyer në një pikë referimi për të gjithë pensionistët italianë, që edhe pse

Në Qarkun e Korçës gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 1300 m, ku trashës

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë karakterizohet nga një mot me reshje të pakta shiu.