Krijohet kopshti i Nexhmije Pagarushës te Parku i Liqenit, artistët kosovarë mbjellin 100 pemë

15/02/2020 - 16:11

Kopshti më i ri me pemë në Parkun e Liqenit Artificial do të mbajë emrin e artistes së made kosovare, Nexhmije Pagarusha, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë. Në nderim të veprës së saj, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një kopësht që do të mbajë emrin e artistes së madhe, duke mbjellë 100 pemë, edhe me ndihmën e një grupi artistësh nga Kosova. Të gjithë së bashku çuan në vend një nga amanetet e Nexhmije Pagarushës, e cila para se të ndahej nga jeta, kishte shprehur dëshirën të bëhej pjesë e nismës “Dhuro Pemë për Tiranën”.

Artistë të dashur për publikun, nga Kosova, si Sabri Fejzullahu, Shyrete Beluli, Shpresa Gashi, Enkeleda Arifi, Violeta Kukaj, Learta Jakupi, Majlinda Kelmendi, Valbona Petrovci, Shemsie Dermaku, Aferdita Hoxha, iu bashkuan kryebashkiakut Erion Veliaj, në mbjelljen e pemëve në “Kopshtin Nexhmije Pagarusha”.

“Skena të sjell kënaqësi, por profesioni më i rëndësishëm që ka njeriu në jetë është profesioni i qytetarit. Unë besoj se një artist i vërtetë nuk është vetëm në skenën e këngës dhe muzikës, por në çdo skenë. Sot jam vërtet i bekuar që jam rrethuar nga artistë të vërtetë, nga vëllezërit dhe motrat nga Kosova, që e kanë lidhur një pjesë të jetës së tyre me kryeqytetin tonë, Tiranën, që sapo ka mbushur 100-vjeç”, tha Veliaj, i cili u shpreh se kjo është mënyra më e mirë për ta nisur shekullin e dytë të kryeqytetit tonë, duke lënë pas urrejtjen dhe ndasitë.

“Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur shekullin e dytë të kryeqytetit tonë, jo duke mbjellë sherr, inat, ndasi, por duke mbjellë pemë, hijeshi dhe bukuri. Dua t’i falënderoj shumë për këtë dhuratë që i kanë bërë Tiranës dhe shpresoj shumë që, si fëmijët e vegjël që sapo takuam, të kuptojmë se ky është misioni i gjeneratës sonë: Ta lëmë Shqipërinë, Kosovën, Tiranën, Prishtinën, më mirë se ç’e gjetëm”, theksoi ai.

“E falenderoj kryetarin për kujdesin që ka bërë për divën tonë, Nexhmije Pagarushën, për legjendën tonë gjithëshqiptare”, tha artisja e madhe, Shpresa Gashi.

Artisti i njohur Sabri Fejzullahu shtoi se në Tiranë po bëhen gjëra mira dhe një ndër to është nisma për të shtuar gjelbërimin.

“Si çdo kosovar, e dua Shqipërinë nga kur kam lindur, tani si 75-vjeçar. Dëshira ime dhe e familjarëve të mi për të ardhur çdo dy javë në Tiranë nuk shuhet sepse nëse nuk vij më mungon diçka, një pjesë e jetës time. Kur vij këtu plotësohem. Jo për t’ju thënë fjalë të bukura, por ju përgëzoj për vullnetin, vizionin. Unë po shoh, po prek gjëra të bukura, gjëra fenomenale europiane, që janë të një niveli shumë të lartë, që nëse krahasojmë ekonominë këtu dhe atje, këtu ekonomia është shumë e vogël, por bravo që po na jepni dashuri neve. Ju jeni ozoni i popullit shqiptar, ju jeni frymëmarrja, jeni mushkëria jonë, e fëmijëve tanë. Sinqerisht po. E dua gjelbërimin”, tha ai, teksa bëri thirrje për të lënë pas rivalitetet politike dhe për të punuar të gjithë bashkë.

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Beluli përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për vizionin dhe theksoi se ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

“Unë jam shumë e nderuar që jam në mesin e kolegëve të mi, në mesin e gjithë shqiptarëve, se me Shqipërinë u rritëm me ëndrrën me e pa, por s’kishim se si. Tani na erdhi dita që të vijmë edhe të japim kontributin tonë, dashurinë tonë, të mbjellim diçka që jeton përgjithmonë. Përshëndes kryetarin vizionar, që duhet të jetë shembull për gjithë të tjerët”, tha ajo.

Pak kohë më parë, bilbili i Kosovës dhe mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, u prit në Bashkinë e Tiranës në një ceremoni të veçantë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj i dha “Çelësin e Qytetit”, në shenjë mirënjohje për gjithçka ajo ka bërë për muzikën dhe artin shqiptar, si simbol i pakontestueshëm i artit, kulturës edhe i asaj çka përfaqëson Shqipëria dhe shqiptarët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

I ftuar sonte në emisionin “Opinion”, Administratori  i OSHEE-së Adrian Çela deklaroi se nga vendimi për faljen e kamatëvonesave përfitoj

Ndërsa paketa ekonomike lidhur me situatën koronavirus ka nisur tashmë të aplikohet, duket se një kategori e caktuar qytetarësh janë ende

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, shprehet permes nje postimi në rrjete sociale se sot janë ndarë ndihmat ekonomike për familjet në

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, është kundër lehtësimit të masave kundër koronavirusit, teksa shprehet se një vendim i tillë është i par

Të rinjtë e FRPD Durrës kanë dhuruar gjak ditën e sotme për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve talasemik.

Një grupim biznesmenësh durrsakë ka nisur sot shpërndarjen e pakove të para me ndihma ushqimore për familjet në nevojë.

Vendi fqinjë, Itali, regjistroi sot 610 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri total ka arritur në 18.279.

Një paciente 72 vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me CO

Foto-reportazhi i Rojterit (Reuters), që po bën xhiron në mediat botërore, por në ato shqiptare (përjashtuar dy portalet e Durrësit) mbah