Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Një burrë ka qëlluar për vdekje bashkëshorten me thikë brenda një dyqani.

Ngjarja ka ndodhur pranë pallatit të sportit të qytetit. 

Dëshmitarët pranë çiftit kanë treguar se ata kishin debate të ashpra prej disa ditësh.

Pas krimit burri vrasës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të krimit.