Krime mjedisore, 54 të proceduar nga policia, 43 raste ndërtime pa leje

13/08/2019 - 14:48

Policia e Shtetit vijon operacionin kundër krimeve mjedisore, krahas operacionit që zhvillohet në gjithë vijën bregdetare, për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme dhe evazionit fiskal.

Në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 54 shtetas, për vepra penale në fushën e krimeve mjedisore dhe janë sekuestruar 43 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Policia e Shtetit në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, vetëm gjatë fundjavës ka ushtruar kontrolle në zonat urbane, rurale dhe në ato pyjore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që kryejnë ndërtime pa leje apo prerje të paligjshme të pyjeve.

Si rezultat i këtyre kontrolleve në të gjithë vendin, vetëm ditët e fundit janë evidentuar nga, strukturat e Policisë së Shtetit 54 raste të veprave penale në fushën e krimeve mjedisore, nga këto:

43 raste në fushën e ndërtimeve pa leje dhe 11 raste për prerje të paligjshme të pyjeve.

Operacioni kundër krimeve mjedisore, informalitetit dhe lirimit të plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme po vijon në të gjithë vijën bregdetare.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtare, faqja online e Gjykatës Kushtetuese ka hequr emrin e Besnik Muçit si anëtar.

Autoriteti Portual Durrës ka zhvilluar një konferencë këtë të premte, teksa është prezantuar studimi që propozon implementimin e një plat

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit në Durrës, Arben Vrioni për shkak të mosjustifikimit të një

Një 32-vjeçare është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga Policia e Tiranës e dyshuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Disa nxënës të një shkolle në Golem kanë shfaqur shenja helmimi.

Besnik Muçi i është drejtuar sot me një shkresë Gjykatës Kushtetuese, përmes së cilës i kërkon të shprehet për mandatin e tij si anëtar i

Është mbledhur këtë të premte Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në dy vite ALUIZNI, sot Kadastra ka legalizuar 7100 apartamente dhe 620.000 m² ndërtim në Tiranë.

Informacinet sekrete të Shërbimit Informatik Shqiptar (SHISH) janë të rrezikuara, nga sulmet kibernetike pirate.

Armët ilegale në duar të popullsisë në Ballkan ushqejnë krimin e organizuar e sulmet terroriste në Europë, thotë për DW Markus Bleinb