Krimet e Rënda shpallin moskompetencë për dosjen 184

21/08/2019 - 14:45

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për dosjen 184, e njohur si dosja e përgjimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër, në të cilën eksponentë të PS rezultuan në përgjimet e të përditshmes gjermane "Bild" në skemën e shit-blerjes së votës.

Burime zyrtare konfirmojnë se një muaj më parë ky institucion ka shpallu moskompetencë lidhur me ketë dosje, me argumentin se nuk bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal dhe ndërhyrja në sistemin zgjedhor nuk është vepër penale që mund të hetohet nga prokuroria për Krime të Rënda.

Prokuroria e Dibrës ka konfirmuar se e ka marrë dosjen në dorëzim, e ka regjistruar atë dhe pritet të përcaktojë edhe prokurorin që do të kryejë hetimet.

Në këtë institucion ushtrojnë funksionin vetëm tre prokurorë, drejtuesja e Prokurorisë dhe dy prokurorë të tjerë. Për faktin se drejtuesja e prokurorisë së Dibrës është në konflikt interesi me një nga personat në hetim, automatikisht ajo deklaron se nuk mund të marrë dosjen në hetim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në kalatën 6 (terminalin e kontejnerëve) të portit të Durrësit është ankoruar ditën e sotme anija tregtare “Spirit of Tokyo”, e cila do t

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se Shqipëria është më afër objektivit të hapjes së bisedimeve dhe se e meriton, në përput

Punonjësit e Kadastrës së Durrësit monitorohen në çdo moment nga kamerat e institucionit, jo vetëm me video, por edhe audio.

Mbi 450 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj kanë shfrytëzuar tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim

Gjykata e Tiranës dëgjoi sot dëshminë e Fredi Alizotit, i implikuar në dosjen e ashtuquajtur “Babalja”.

Gjigandi i lubrifikantëve Kappa Oil është sponsor zyrtar i i Hiking Adventure Club Albania, një operator turistik i specializuar dhe lice

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës po planifikon një aksion tjetër për lirimin e hapësirave publike në qytet.

Kontroll i rreptë në dogana, pika prodhimi dhe shitje nëpërmjet gjurmueshmërisë së kripës deri në mbërritjen te konsumatori. 

Bashkia e Durrësit njofton të gjithë kandidatët e interesuar për rinovimin e licencës për transportin e udhëtarëve me linjat e rregullta