Gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha është shprehur se kriminelët kohët e fundit kanë hequr dorë nga përdorimi i makinave luksoze, duke përdorur më së shumti makinat “Smart”.

Hoxha ka folur mbrëmë në emisionin “Opinion”, ku temë diskutimi ishte krimi i organizuar.

Së bashku me të ftuarit, ata kanë pohuar qyteti më i rrezikshëm në Shqipëri pas Elbasanit, qëndron qyteti i Durrësit. Kjo shpjegohet sipas tyre me faktin se Durrësi është më afër Tiranës, dhe mundësive që ky qytet ofron për investime dhe resurse. “Pas Elbasanit qyteti më i rrezikshëm në Shqipëri i prekur nga krimi është Durrësi”, tha Hoxha.