Kripa e jodizuar- Projektligj për kontrollin e prodhimit dhe tregtimit

17/10/2019 - 12:44

Kuvendi i Shqipërisë po miraton një projektligj, i cili rrit kontrollin mbi prodhimin dhe tregtimin e kripës së jodizuar.

Në projektligj është parashikuar që për sektorët ku mund të përdoret kripa e pajodizuar si përpunimi i peshkut, industri të tjera ushqimore ku kripa përdoret kryesisht për konservim apo për firmat që e përdorin për mirëmbatje rrugësh, të bëhen me autorizime të posaçme.

Por kjo hallkë kundërshtohet nga shoqatat e prodhuesve agroushqimore, të cilat thonë se rriten kostot dhe shtohet burokracia. Sipas tyre, dëmtohet drejtpërdejt prodhimi vendas.

Jodi është një element mjaft i rëndësishëm për organizimin e njeriut dhe merret përmes kripës. Gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të prodhimit në vend të kripës së pajodizuar dhe të fortifikimit të saj me jod, si dhe të numrit të stabilimenteve që operojnë në këtë fushë.

Rritje të fortë ka pësuar dhe importi i kripës së pajodizuar dhe fortifikimit të saj në vend nga këto stabilimente. Për këtë arsye qeveria po rrit kontrollet mbi sasinë e jodit në kripë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka deklaruar se Amerika do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sis

Përmbyten sërish lagjet e Durrësit. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë kaotike tek lagjja nr.18, afër stadiumit.

Në takimin prezantues të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD-së, Pirro Vengu dhe kryetares së Bashkisë Durrës, Valbona Sako, u dak

IKMT ka përfunduar aksionin në zonën e “Astirit” për shembjen e banesave të cilat do të preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Në Durrës arrin në 10 mijë numri i të prekurve nga diabeti, duke shënuar një rekord negativ për qytetin bregdetar.

Moti i keq që ka përfshirë Durrësin mesditën e kësaj të marte ka shënuar dëme në lagjen numër një të qytetit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka dhënë informacion për objektet, të cilat janë prishur deri tani në zonën e “Astirit”.

Bagazhet e pasagjerëve në fluturimin e së hënës në mesditë të Austrian Airlines janë shoqëruar nga thasët me valutë të huaj të bankave sh

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg në mungesë për ish-kreun e Bashkisë Vorë, Agim Kajmakun ndaj të cilit një ditë më parë proku