Krisen 3 pallate dhe 3 shtëpi private në Durrës.

Burime nga prefektura e Durrësit bëjnë të ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Pamjet që sjell DurrësLajm janë nga pallatet e krisura në lagja nr.4, tek Muzeu i Dëshmorëve, tek Pallati i Kulturës etj.