Të tjera pallate janë krisur në Durrës. Pallatet ndodhen në lagjen nr.17, në afërsi të stacionit të trenit. Siç vihet re çarjet janë përgjatë gjithë gjatësisë së pallateve.

Vlen të theksohet se deri më tani, krisjet në pallate në Durrës kanë ndodhur tek ato të ndërtuara para viteve '90. Banorët e këtyre pallateve janë të frikësuar dhe i tremben natës.

Në total mendohet se janë 4 pallate të krisur, një pranë pallatit të Kulturës, një tjetër tek Muzeu i Dëshmorëve dhe një i tretë tek lagja nr.4, për të cilët DurrësLajm raportoi pak më parë dhe solli foto nga vendngjarja.