Ditën e sotme, ministri i Brendshëm dhe njëherasi edhe zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka folur sërish sot lidhur me emigracionin e paligjshëm.

Në një video live nga zyra e tij, ministri Salvini shprehet se ka zhvilluar një telefonatë edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, të cilin e pyeste se si mund ta ndihmonte me krizën në vend.

Gjithashtu në video, Salvini ka folur sërish kundër politikave që Bashkimi Europian po ndjek për të parandaluar emigracionin, duke lënë të kuptohet se e “përveshur mëngët” për ta zgjidhur vetë problemin.

“Emigracioni nuk mund të menaxhohet nga anijet e jashtëligjshme: ne jemi të gatshëm të bllokojmë çdo lloj paligjshmërie. Kush bën një gabim, paguan. P.S. Evropa? Mungon, si gjithmonë.”- shkruan Salvini mbi përshkrimin e videos.