Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kryebashkiakja e Durrësit flet për herë të parë për projektin e portit: Do jetë më i rëndësishmi në Ballkan (VIDEO)

06/03/2021 - 21:00

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, në një takim virtual që pati me të rinj të qytetit, që më 25 prill do të votojnë për herë të parë, ju përgjigj pyetjeve të ngritura prej tyre.

Një ditë, pasi Këshilli Bashkiak kaloi me urgjencë Planin e Përgjithshëm Vendor, e pyetur nga një i ri, kryetarja e bashkisë së qytetit bregdetar, foli për herë të parë për projektin e portit të Durrësit, i cili, siç ka premtuar kryeministri, do të ndërtohet nga kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe EMAAR.

Sipas Sakos, porti i ri turistik do të jetë porti më i rëndësishëm në Ballkan dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit, por edhe ekonomisë durrsake.

Kryebashkiakja theksoi se porti dhe zbulimi i amfiteatrit tërësisht janë projekte që do të implementohen gjatë mandatit të tretë qeverisës të Ramës.

“Ne na pret një e ardhme ndryshe për qytetin tonë. Kemi projekte shumë të rëndësishme, siç është ai i portit, i cili do ta shfaqë atë në një arenë ndërkombëtare akoma dhe më mirë, ku zhvillimi i tij do të sjellë jo vetëm turizëm dhe ekonomi, por do të jetë porti më i rëndësishëm i Ballkanit.

Një projekt tjetër mjaft ambicioz është kultura, trashëgimia kulturore që ne kemi, e cila me hapjen e amfiteatrit do të marrë më në fund atë vend që i takon Durrësit në arenën ndërkombëtare.

Këto janë të gjitha vizione të cilat ne do t’i aplikojmë, do t’i zhvillojmë në mandatin e tretë dhe me mbështetjen direkte të kryeministrit Rama”,- tha Sako para të rinjve, që do të votojnë për herë të parë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në zgjedhjet e 25 prillit do të angazhohen 7500 efektivë të policisë, të cilët në të gjithë vendin do të kujdesen për mbarëvajtjen e proc

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2886 testime për persona të dysh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës prej mesditës së sotme.

Ditën e sotme fillon vaksinimin antiCovid për operatoret turistikë në vendin tonë.

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi.

Këtë të shtunë vendi parashikohet të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje.

Covidi i ka marrë jetën ditën e sotme një ish-futbollisti të njohur.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  n

Kompania EMAAR prezantoi pasditen e sotme projektin për portin turistik të Durrësit, një investimi që kap vlerën 2 miliardë euro.