Kryebashkiakja e Durrësit inspekton pallatet që do të prishen, jep detaje për procesin e rindërtimit (FOTO)

29/06/2020 - 21:58

Kryebashkiakja e Durrësit ka inspektuar nga afër ditën e hënë, disa nga pallatet, të cilat do të shemben në njësinë administrative të Manzës, për t’i hapur rrugë procesit të rindërtimit në këtë zonë. Në mbledhjen e ditës së enjte të javës së kaluar, Këshilli Bashkiak miratoi shembjen e 9 pallateve në këtë njësi administrative, pasi akt-ekspertizat e Institutit të Ndërtimit përcaktonin shembjen e tyre.

Në një postim në faqen zyrtare të bashkisë Durrës në rrjete sociale theksohet se kryebashkiakja Emiriana Sako është takuar me banorët e kësaj zone për t’i informuar për procesin e rindërtimit dhe njëkohësisht ka premtuar se shumë shpejt do të nisë puna për rindërtimin  banesave individuale.  

“Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar takime me banorët e Manzës të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe i ka informuar lidhur me operacionin e rindërtimit në këtë zonë.

E shoqëruar nga kreu i njësisë administrative Muharrem Sula ka inspektuar disa prej pallateve që do të prishen në këtë zonë.

Në njësinë administrative të Manzës do të shemben 9 pallate sipas ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit ndërkohë që shumë shpejt do të nisë puna për rindërtimin e banesave individuale”,
- shkruhet në postimin e bashkisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 27 prill 2020, te rruga e tregut të makinave në Durrës, mbetën të vrarë në një atentat dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se, rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë muaj korrik vjen si rezultat i h

Komuniteti i Myslimanëve i Shqipërisë ka marrë disa masa parandaluese dhe vendime kufizuese në lidhje me jetën fetare duke parë gjendjen

Prej ditës së sotme kanë nisur aplikimet për shkollën e policisë për "Patrullë të përgjithshme".

Shfaqen delfinët në bregdetin e Currilave në Durrës!

Kjo javë nis me një tjetër rekord të rasteve të reja me Covid-19.

Posta Shqiptare Sh.A Fililali Durrës do të fillojë shpërndarjen e pagesave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe kujdestarëve të tyre n

Ditën e sotme kanë nisur përgatitet për të rikthyer spitalin "Shefqet Ndroqi", ose siç njihet si Sanatoriumi, në COVID/2.

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do sjellin mot të kthjellët por që në zonat malore

Një ditë më parë konspiracionisti, Alfred Cako u shpreh se të sëmurët te Spitali Infektiv infektohen qëllimisht. Kjo deklaratë e tij ka s