“Bashkia e Durrësit vijon punën e përditshme për përmirësimin e infrastrukturës në shërbim të qytetarëve.

Kryebashkiakja Sako ka ndjekur diten e sotme punimet për rikonstruksionin e rrugës “Gjon Buzuku” e cila është një rrugë dytësore që lidh plazhin me zonën e Shkozetit”,– bëhet e ditur në  një postim të pushtetit vendor në rrjete sociale.

Ndërmarrja Rruga ka kryer sistemimin e ujërave të shiut, shtrimin në të gjithë gjatësinë me stabilizant si dhe asfaltimin e këtij segmenti që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e mjeteve dhe banorëve.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiakja Sako ka takuar edhe banorët e zonës të cilëve do t’u lehtësohet qarkullimi në këtë rrugë të re.