27/01/2021 - 20:36
Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete sociale se ka nisur vlerësimi i dëmeve që u janë shkaktuar banorëve nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Sipas saj, strukturat janë në terren 24 orë në shërbim të qytetarëve.
“Duke inspektuar situatën emergjente në Katund të Ri dhe në Sukth. Ka filluar vlerësimi në terren për dëmet që u janë shkaktuar banorëve nga përmbytjet. Të gjitha strukturat janë dhe do të vazhdojnë të jenë në terren 24 orë në shërbim të qytetarëve.” – shkruan kryetarja e bashkisë.
Duke inspektuar situatën emergjente në Katund të Ri dhe në Sukth. Ka filluar vlerësimi në terren për dëmet që u janë...
Posted by Emiriana Sako on Wednesday, January 27, 2021
/portali DurresLajm/



