Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, e shoqëruar nga deputeti Roland Xhelilaj, ka zhvilluar një takim me banorë të Njësisë Administrative Sukth për investimet që po kryhen në këtë zonë, por dhe për problematikat që shqetësojnë banorët, si dhe ka inspektuar punimet në rrugën kryesore me gjatësi 9 km në aksin Sukth-Kthesa Ariut-Kullë.

Bashkia e Durrësit i ka ardhur në ndihmë edhe fermerëve të këtyre zonave duke pastruar deri tani 3800 ml kanale vaditëse e kulluese, ndërkohë që puna vazhdon.

“Në Sukth janë 860 familje që kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit dhe janë likujduar deri tani 590 familje. Nga procesi i rindërtimit, Sukthi përfiton 3 shkolla të reja që do të rindërtohen dhe 1 shkollë që do të rikonstruktohet, ndërkohë që janë miratuar listat e rindërtimit të shtëpive. Gjithashtu ujësjellësi po kryen investime të rëndësishme në këtë Njësi Administrative.”,– njofton bashkia Durrës.