Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kryebashkiaku Arbana mirëpret delegacionin turk: Projekte për pyjet dhe argjinaturën e lumit Erzen

28/02/2021 - 14:43

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka bërë me dije se ka mirëpritur delegacionin turk, pjesë e të cilit ka qenë dhe ministri i Bujqësisë së Turqisë.

Arbana shkruan në Facebook lidhur me tematikat që u diskutuan gjatë takimit, ku një ndër to është projekti për sistemimin e argjinaturës së kumit Erzen dhe projektet për pyjet.

POSTIMI I PLOTË

Pata kënaqësinë dhe nderin të mirëpres në Shijak delegacionin e ardhur nga Ministria e Bujqësisë së Turqisë, ku ishte i pranishëm vetë ministri i Bujqësisë.

Ky takim erdhi nga nevoja që ka bashkia jonë si e prekur nga tërmeti dhe problematika e përmbytjeve si pasojë e daljes nga shtrati i lumit Erzen.

Tematikat që u diskutuan janë: 

Projekti që ka bërë stafi i bashkisë për ngritjen e argjinaturës së lumit Erzen, pastrimin dhe thellimin e tij. U diskutua për dhurimin e disa makinerive për mirëmbajtjen e shtratit të lumit.

Projektet afatgjatë për administrimin dhe mirëmbajtjen e pyjeve, pyllëzimin e zonave të zhveshura me pemë të përshtatshme për këto zona.

Administrimin dhe rregullimin e pyjeve aktuale.

Administrimin e ujrave të shiut në pishina dhe vaditjen në kohë thatësirash për pyjet.

Administrimin e liqeneve që janë në fshatrat e Shijakut për t'i kthyer në pika turistike dhe agroturizëm falë investimeve të shtetit mik të Turqisë.

Jam falenderues ndaj Ministrit të Bujqësisë së Turqisë për këtë takim si një urë bashkëpunimi dhe ndihme ndaj Shijakut.

Jam falenderues ndaj Kryeministrit Rama dhe Qeverisë shqiptare për mbështetjen në rindërtimin e qytetit tonë.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2886 testime për persona të dysh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës prej mesditës së sotme.

Ditën e sotme fillon vaksinimin antiCovid për operatoret turistikë në vendin tonë.

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi.

Këtë të shtunë vendi parashikohet të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje.

Covidi i ka marrë jetën ditën e sotme një ish-futbollisti të njohur.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  n

Kompania EMAAR prezantoi pasditen e sotme projektin për portin turistik të Durrësit, një investimi që kap vlerën 2 miliardë euro.

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama, bashkë me biznesmenin Mohamed Alabbar janë duke prezantuar projektin për portin e ri turistik të qyte