Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur sot ditën me vajzën e ish-ministres Klajda Gjosha, vogëlushen Greis, të cilën e mban në prehër.

Teksa poston një foto në Facebook, Kryemadhi shkruan se fëmijët janë motiv për mos t’u ndalur.

“Sot e nisa ditën me Klajdën dhe vajzën e saj Greis. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. Janë motivi për të mos u ndalur! Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptarë.”