Kryepolici Ardi Veliu vizitë në Kosovë, e para jashtë vendit

13/03/2018 - 08:01

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku fillimisht është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, Drejtori Maxhuni fillimisht falënderoi homologun e tij Veliu për vizitën dhe e uroi për detyrën e re në krye të Policisë së Shtetit.

Maxhuni i njohu të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, si dhe përkushtimin e vazhdueshëm në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saj ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

“Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore me qëllim avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu falënderoi Maxhunin për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës e në veçanti bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy policive, i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe sukseset në patrullimet e përbashkëta policore.

Maxhuni e Veliu konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë edhe në të ardhmen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët policor, shkëmbimin e përvojave policore përmes zyrtarëve policorë, trajnimet në fusha të ndryshme me qëllim realizimin e synimeve të përbashkëta, në parandalimin dhe luftën e krimit duke përfshirë atë trans kufitar, si dhe lehtësimin e kalimit kufitar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia Rrugore e Tiranes ka vijuar pergjate fundjaves kontrollet me drager e radar ne rruget interurbane dhe urbane.

E diel, 21 tetor: Moti do të vijojë me vranësirave mesatare deri të dendura, të cilat në zonat malore do të shoqërohen m

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën kodrinore në fshatin Kuraten, në zonën e Ishmit.

Eliza është 6 vjeç. Deti e mahnit, po rrallë e sheh. Vjen shpesh në qytet, për të shoqëruar të ëmën nëpër seanca gjyqësore.

Ashtu si shumë qytetarë të Durrësit që ndeshen çdo ditë me pamjen e shëmtuar që ka lënë pas ndërprerja e punimeve në sheshin “Veliera”, m

Sali Lushaj dhe bashkëshortja e tij Shpresa, kanë rrëfyer sot, për emisionin “Kjo javë” në TV “News 24”, se si e mësuan arrestimin e djal

Anijet e flotës së peshkimit në Durrës po mbyten një e pas një, dhe armatorët durrsakë prej vitesh i janë druajtur këtij problemi.

Franco Frattini, ish ministri italian i Punëve të Jashtme të Italisë, e kishte vizituar Tiranën për herë të fundit në vitin 2013.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar homologun e tij në Maqedoni për votimin e ndryshimin të emrit, një ditë më parë në parlament. 

Mbrëmjen e kaluar, persona ende të paidentifikuar, kanë hedhur dhe djegur mbeturina në zonën e Shkozetit, pranë kolegjit privat.