Në seancën dëgjinore në komisionin e ligjeve, kandidati për postin e kryeprokurorit të përkohshëm, prokurori i Durrësit, Ferdinand Elezi ka shpalosur platformën e tij.

Gjatë prezantimit të eksperiencës së tij në Komisionin e Sigurisë në Kryesinë e Kuvendit Elezi vuri theksin tek korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Sistemi i drejtësisë dhe ndjekja penale ka probleme të theksuara”, deklaroi prokurori Elezi.

“Do t’i jap përparësi promovimit të prokurorëve më të përkushtuar”, tha ai.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve janë paraqitur vetëm deputetët e maxhorancës, ndërsa opozita, ashtu siç ka deklaruar e ka bojkotuar procesin.