Zyrtarisht janë regjistruar 7 kandidatë në garën për të pasuar Adriatik Llallën në postin e Kryeprokurorit. Ashtu siç edhe kishte njoftuar më herët kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pas kësaj faze, do të fillojnë seancat dëgjimore me kandidatët.

Ditën e sotme në orën 15:00 do të zhvillohet edhe seanca dëgjimore në Komisionin e Ligjeve. Në garën për kryeprokurorë marrin pjesë prokurori i Apelit të Durrësit Ferdinand Elezi, prokurorja nga Shkodra Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koça, Granit Shahu, Ermira Tafani si dhe Artur Selmani.

Ndërkohë, mësohet se deputetët e Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë në këto seanca dëgjimore.