Komisioni i Ligjeve po zhvillon sot një seancë dëgjimore me kryeprokuroren Arta Marku në Kryesinë e Kuvendit, drejtuar nga deputeti Ulsi Manja.

Në raportin vjetor të 2018-ës, Marku tha se Vettingu ka pasur ndikim negativ në punën e prokurorëve. 

"Ka qenë një vit jo i zakonshëm për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët.  Ka nisur procesi i vetingut. Shumë prokurorë kanë qenë gjtë gjithë kohës në korrespondencë me KPK. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh , kjo do të thotë që prokurorët kanë qenë pak apatikë, pasi në mënyrë të pashmangshme ky proces ka ndikur negativisht mbi ta, duke i bërë edhe të pasigurtë. Pavarësisht se të gjithë këtu kemi rënë dakord që reforma duhej dhe vetingu është i pashmangshëm pasojat janë këto. Ka një ulje të lehtë të numrit total të materialeve që janë trajtuar nga prokuroria por nuk mund të tregohet në asnjë mënyrë si rënie e treguesve të punës së prokurorisë. Porkuroria është institucion që nuk punon vetëm dhe vetëm një numër i ulët mund të jenë regjistruar me iniciativën e saj pjesët tjetër janë referime nga policia dhe institucione të ndryshme."